Moderatorja ikonë e “Top Channel”-it, Arbana Osmani, ka kaluar një fundjavë ndryshe në Shegan të Fierit, aty ku ka qenë e ftuar në një dasmë.

Osmani shfaqet mjaft e qeshur në një video që ka postuar në “Instagram”, ku veç të tjerave, më shumë nga të gjitha duket se shijon kërcimin nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.

Arbana nuk ka shkuar te dasma e ndonjë të afërmit të saj, pasi aty shfaqet me ekipin e punës, në përgatitje të xhirimeve për emisionin e saj më të ri që do të startojë në “Top Channel”, “Dua të të bëj të lumtur”.