Reshjet e shiut mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve të qytetit të Durrësit të cilat janë bërë të pakalueshme pasi në sipërfaqe kanë dalë edhe ujërat e zeza. Situata më e rënduar është në rrugën “Egnatia” dhe atë “Mujo Ulqinaku”.

Problematike shfaqetn edhe rrugët “Taulantia”, “Aleksandër Goga”, kryqëzimi te stadiumi si dhe rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit si dhe rruga “Pavarësia” në plazh dhe Ura e Dajlanit.

E bllokuar është edhe unaza e qytetit, ndërsa trafiku në Durrës është tejet i rënduar, me radhë të gjata makinash, pasi disa akse janë tërësisht të pakalueshme.