Tregtarët e Lushnjës kanë shkuar për t’i kërkuar një zgjidhje për problemin e tyre, kryetarit të Bashkisë Fatos Tushe, por jo vetëm që nuk e kanë marrë një të tillë, por janë përballur me gjuhën arrogante dhe kërcënuese të tij.

Kryebashkiaku Tushe ka qenë i vendosur për të mos marrë parasysh kërkesën e tregtarëve, dhe ka arritur deri aty sa nis të kërcënojë dhe të fyejë një zonjë.

Videoja është xhiruar nga njëri prej të pranishmëve gjatë përplasjes me Tushen dhe u publikua nga “Jeta osh qef”.

Pjesë nga debati:

Protestuesja: Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer

Tushe: Po kush t'i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.

Protestuesja: Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!

Tushe: Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!

Ndiqni videon më poshtë për të parë si sillet kryebashkiaku me popullin që përfaqëson.