Policia në Philadelphia ka publikuar një video me pamje të rënda, ku një djalë i ri kalon në overdozë në autobus.

25-vjeçari injekton shiringën me heroinë dhe pas pak bie përtokë pa ndjenja. Pasagjerët e lemerisur lajmërojnë policinë dhe ambulancën.

Mjekët dhe policët shkojnë menjëherë dhe i shpëtojnë jetën të riut. Më pas ata e arrestojnë, pasi ai përdori drogë dhe kaloi në overdozë në një vend publik.

Sipas medieve amerikane, policia i ka publikuar këto pamje shokuese në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se çfarë pasojash të sjell përdorimi i drogës, që mund të të marri dhe jetën.

Kujdes! Pamje shqetësuese!

S.L.