Pasi u thirrën nga presidenti Recep Tayyip Erdogan për ta mbrojtur pushtetin e tij mbrëmjen kur u organizua përpjekja për grusht shtet, mijëra turq bënë gjithçka për ta ndaluar kaosin që po ndodhte.
Disa prej tyre u dolën para edhe tankeve të grupit të ushtarëve puçistë. Por ajo që do të shihni në këtë video, do t’ju lërë pa mend.
Një nga protestuesit i ka dalë përpara tankut dhe nuk largohet nga rruga edhe kur i afrohet mjeti.
Ai shtrihet menjëherë në asfalt dhe tanku i kalon sipër, por shpëton fatmirëisht. Por nuk mbaron këtu. Një tank tjetër vjen sërish dhe e njëjta gjë përsëritet, e fatmirësisht, protestuesi shpëton për mrekulli.





