17 nëntor 2015 – Duke qeshur pa mëshirë, e duke u tallur me trupat e vdekur të viktimave të tij, tregohet në një video shokuese, ai që mendohet të jetë organizatori dhe financuesi i sulmeve terroriste në Paris.
Adbelhamid Abaaoud, 27 vjeç, një nga të rekrutuarit kryesorë të ISIS dhe tashmë një nga kriminelët më të kërkuar në botë, shfaqet në video duke tërhequr disa trupa njerëzish të gjakosur sirianë me makinën e tij. Videoja u publikua nga “Daily Mail”.
/portali DurresLajm/