1nëntor 2015 – Faqet e internetit që kontrollohen nga Shteti Islamik kanë publikuar një video që tregon momentin kur avioni rus “Airbus A-321”, goditet dhe merr flakë në ajër, duke rënë vertikalisht në tokë në Sinai të Egjiptit.
Të 224 pasagjerët që ndodheshin në avionin rus kanë humbur jetën. Rrënojat e avionit janë gjetur në zonën Hasana dhe trupat e pajetë janë hequr nga skuadrat e emergjencave, së bashku me kutitë e zeza të avionit
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur të dielën ditë zie, ndërsa ka urdhëruar një hetim zyrtar dhe ka kërkuar dërgimin e ekipeve ruse në vendin e ngjarjes.
Avioni tip Airbus A-321 sapo ishte nisur nga resorti Sharm el Sheikh për në Shën Petersburg, kur humbi kuotë dhe u rrëzua. Në gadishullin e Sinait vepron një rrjet militantësh islamikë, të cilët deklaruan se e kishin rrëzuar ata avionin.
“Ushtarët e Kalifatit kanë rrëzuar një avion rus në Sinai. Në bord ishin 220 pasagjerë rusë, që cilët vdiqën të gjithë, falë Zotit. le të mësojnë rusët dhe kush përballet me ne, se nuk ekziston asnjë vend i sigurt mbi tokën e myslimanëve, as në tokë dhe as në qiell. Bombardimet tuaja do të jenë shkaku i fatkeqësive tuaja në të ardhmen. ne do t’ju vrasim siç po na vrisni ju. Allahu është sovrani, por njerëzit nuk e kuptojnë.”- shkruhet në mesazhin e ISIS.
Por ministri rus i Transporteve, Maksim Sokolov tha se, “këto deklarata nuk mund të merren si të mirëqena”. Ai theksoi se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë provë që të tregojë se avioni është goditur.
/portali DurresLajm/