5 dhjetor 2015 – Kjo video e bërë në rrethinat e Damaskut, tregon një burrë të xhindosur, që mban në dorë mbetjet e një njeriu të vrarë gjatë një bombardimi rus në Siri. Teksa tregon copat e trupit, ai bërtet: “Mish siriani për shitje, mish siriani për shitje”.

Bombardimet ruse të së premtes kanë shkaktuar 15 viktima, ku një familje e tërë humbi jetën gjatë këtyre bombardimeve.

Rusia është angazhuar për të shkatërruar jo vetëm rafineritë e naftës të Shtetit Islamik, por edhe karvanet e tyre me naftë. Rusia pretendon se ISIS po i shet naftë Turqisë, një akuzë e hedhur poshtë me forcë nga Ankaraja.

Kujdes, pamje shqetësuese!

/portali DurresLajm/