Një dramë më vete po zhvillohet në Greqi lidhur me fatin e dy vajzave binjake të humbura në arratinë e njerëzve. Bëhet fjalë për dy vajza 9-vjeçare të mbijetuara falë një varke që i mori, për të cilat një burrë me mjekër pranë tyre pretendoi se ishin fëmijët e tij.

Policia greke tani po e kërkon këtë burrë për të sqaruar ngjarjen, pasi babai i binjakeve të humbura, në një video që e ka parë të transmetohej, ka thënë se ato aty ishin vajzat e tij.

Një dëshmitar tha se babai i vajzave, Yannis Philippopoulos, që i njohu 9-vjeçaret kur pa pamjet në televizion, tha se ato ishin ndër të mbijetuarit në një barkë në portin e Rafinës të hënën në darkë.

Por, një burrë me mjekër që shfaqej pranë vajzave në barkë pretendoi se dy vajzat që dukeshin në video ishin të afërmet e tij dhe dy tjerat, të pagëzuarat prej tij.

Sipas disa burimeve, burri me mjekër kishte zbritur në port dhe Policia greke është duke e kërkuar atë.

Familja e dy vajzave 9-vjeçare është në ankth të madh për fatin e tyre dhe bën thirrje se kush ka ndonjë informacion të telefonojë numrin 110 të Policisë, ose numrin 199 të Zjarfikësve ose numrin 108 të Rojes Bregdetare,

Sipas babait të dy vajzave, dy vogëlushet nuk ishin regjistruar në Port ndërmjet të shpëtuarve. Megjithatë, mosregjistrimi mund të shpjegohet me panikun e orëve të para të shpëtimit.

Sipas tij, edhe Roja Bregdetare kishte thënë që fëmijët e tij nuk ishin regjistruar me të shpëtuarit, mundet për të njëjtën arsye, panikun, pasi nxitohej për të shpëtuar barkat e tjera në rrezik.   

“Porti i ka regjistruar 25 të mbijetuarit nga një anije, mes tyre edhe katër vajza”, tha Dimitris Perifanos, kapiteni i anijes në të cilën babai njohu dy binjaket e tij të zhdukura, por kapiteni tha se nuk mund ta dinte nëse dy nga katër vajzat që shpëtoi me anijen e tij ishin binjaket Sophia dhe Vasiliki Filippopolou.