Një “Youtuber” turk ka realizuar një eksperiment social, ku nxjerr në pah se si reagojnë njerëzit në Turqi kur shikojnë flamurin grek.
Në pamjet e publikuar blogeri i kërkon qytetarëve të ndryshëm që t’i bëjnë një foto me celularin e tij.
Por këto të fundit sapo shikojnë flamurin grek refuzojnë që të bëjnë foton madje konfliktohen me blogerin.
Kohët e fundit mes dy shteteve tensionet janë shtuar së shumti, dhe si duket kjo frymë është pasqyruar edhe te qytetarët e thjeshtë.





