Në qytetin e Durrësit, 3 adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin xhiron ditore të një marketi.

Skema ishte e tillë: dy djemtë kanë hyrë fillimisht për të blerë diçka, duke e hutuar shitësen, së cilës i kërkojnë ndihmë. Në këtë mënyrë pjesa e kasës ka mbetur bosh, duke bërë të mundur që adoleshenti tjetër të vjedhë xhiron ditore për qejfin e vet.

Por, e gjithë skena e vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe fytyrat e hajdutëve të vegjël janë bërë publike.

Videoja u publikua nga "Jeta osh qef".