Policia ka zbardhur detajet nga grabitja e 1.5 milionë lekëve në një kazino në Tiranë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit Marsildo Ndoja, 20 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 4 mars, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 20-vjeçarit, u gjetën rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes, thika e përdorur ditën e ngjarjes, një laptop HP, 4 celularë iPhone 6 , iPhone 4, ALCATEL, NOKIA E72, 13000 lekë të rinj dhe disa bizhu për meshkuj.

Policia ka publikuar pamjet, ku shihet qartësisht sesi 20-vjeçari kërcënon me thikë punëtorin e kazinosë derisa i merr paratë.