Të hënën kur kryeministri ishte i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, i ndodhi një incident. Kamera ndenji hapur më shumë sesa duhej dhe publiku mori vesh të palarat e Edi Ramës.
“Lapsi.al” që publikon edhe videon, shkruan se në momentet kur gazetari dhe i ftuari kujtonin se transmetimi qe ndërprerë dhe publiku duhej të shikonte reklamat, Rama iu drejtua i pakënaqur Babaramos për pyetjet që po i bënte. Ideja e tij qe e qartë: Nuk po më pyet për ato tema që kemi rënë paraprakisht dakord.
Me një ton justifikues, Babaramo fillimisht shikon nga një personazh i tretë (ai nuk duket në ekran) që me siguri duhet të jetë anëtar i kabinetit të Ramës që është bërë garant për intervistën, dhe më pas drejtohet nga kryeministri të cilit i thotë: “Po këto pyetje të kam bërë mooo”.





