Një mbrëmje spektakolare e “Ami Event” ka mbledhur të hënën në mbrëmje shumë emra të njohur në eventin e organizuar për 10-vjetorin e themelimit të kësaj kompanie. Shumë këngëtarë, artistë e politikanë kishin ardhur enkas në këtë mbrëmje për të festuar pranë çiftit Mamaqi.
Sinan Hoxha, Rezarta Shkurta, Inis Gjoni, Fatma dhe Aulona, Enca Haxha ishin disa prej emrave të pranishëm në këtë mbrëmje. Mesa duket nga një gotë verë për të gostitur në këtë natë, ka bërë që disa prej tyre edhe të ‘ndizen’ paksa gjatë festës.
Fjala është për Rezarta Shkurtën dhe Sinan Hoxhën, të cilët kanë publikuar një video në “InstaStory”, ku shihen mjaft në andrenalinë. Duke qeshur e kërcyer, në një moment Sinan Hoxha dëgjohet duke sharë: “Të q***a robt”, ndërkohë që Rezarta qesh me të madhe dhe thotë “Ky është çmendur”.