Shkup,  8 mars 2013 – Edhe pse protesta e sotme e shqiptarëve ka përfunduar mirë, pa incidente dhe pa shumë përkrahës, policia maqedonase është turpëruar.

Policia nuk po mundte të kthente në komisariat mjetet e saj, pasi një makinë e policisë duket se nuk ka pasur karburant të mjaftueshëm.

Momenti kur efektivët e forcave special shtyjnë mjetin është zhiruar me kamera dhe është postuar në internet, ku duket policë të njësive speciale duke e shtyrë makinën deri në një vend të sigurt për parkim.

Nuk përjashtohet mundësia që makina të kishte pasur edhe ndonjë problem teknik, sidoqoftë njësitë speciale pasi nuk patën shumë punë me protestuesit, energjinë e tyre e harxhuan duke shtyrë makinën e policisë. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve Dyrrah”/