Priten dënime të ashpër për dhunën që njollosi ndeshjen PAOK-AEK, e cila u mbyll me fitoren e vendasve 3-2.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, trajneri i AEK-ut, Matias Almeyda u përfshi në një përleshje të ashpër në fushë duke ofruar skena të shëmtuara.

Sipas portalit grek Sportal, personi që po dhunohej nga Almeyda ishte një zyrtar që punon për Nëndrejtorinë e Parandalimit të Dhunës Sportive.

Duke folur për mediat, Almeyda zbuloi se i kishte kërkuar falje individit që kishte kapur në qafë.

“Kur shoh një padrejtësi që po bëhet, reagoj. Unë jam burrë, gjaku më rrjedh në vena. Unë nuk do të ndryshoj mënyrën se si jam si person. I respektoj të gjithë, pavarësisht nëse luaj brenda apo jashtë dhe dua të më trajtojnë si qenie njerëzore. Shpresoj që të mos jemi të gjithë të mërzitur për diçka që ka ndodhur në fushë. Nëse më shtyni, do të bëj të njëjtën gjë. Nëse ajo që bëra është e keqe, po është”, tha Almeyda, i cili tani përballet me një pezullim deri në tre ndeshje.