Alma Kaçi, vajza e shfaqur në video-skandalin me Safet Gjicin është thirrur sot nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë sqarime.
Ajo po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, e caktuar që prej 24 qershorit për akuzën e korrupsionit aktiv.
Kaçi u arrestua së bashku me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici pas video skandalit intim.
Gjici dyshohet se e ka favorizuar financiarisht mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.