Rreth 90 gra kanë raportuar se në natën në mes të 31 dhjetor dhe 1 janarit, në afërsi të stacionit të trenit në Koln, u plaçkitën, u rrahën dhe u abuzuan seksualisht nga emigrantët, të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit.
Shefi i policisë në Koln tha se autorët janë me “prejardhje arabe ose të Afrikës së Veriut.”
Ata shfrytëzuan atmosferën e kremtimit të Vitit të Ri në formën e masave së tubuar të njerëzve, kanë abuzuar seksualisht me femrat, duke i grabitur dhe duke i prekur në pjesët e tyre e trupit, dhe gjithashtu duke i futur duart e tyre në organet gjenitale të femrave.
Në një rast ka pasur edhe përdhunim në grup.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte tronditur nga një seri e sulmeve seksuale në Koln gjatë festave, duke vënë në dukje se autorët duhet të gjenden menjëherë, pavarësisht origjinës së tyre.
Në mesin e 31 të dyshuarvet, nëntë janë algjerianë, tetë marokenët, pesë iranianë dhe katër sirianë.
http://www.liveleak.com/view?i=4e1_1452191052