Edukimi i brezit të ri po vihet në diskutim gjithnjë e më shumë nga të gjithë. Çdo ditë hasemi me sjellje të pahijshme të adoleshentëve dhe me fjalorin e tyre banal.
Skandali i radhës vjen nga njëgrup gjimnazistësh në Mullet të Tiranës, të cilët pas një zënke me një shok kanë vendosur të hakmerren. Njëri prej tyre urinon në kokë, ndërsa të tjerët qeshin.
Videoja është bërë publike nga redaksia “Jetaoshqef.al”. Në video duket qartë dhuna psikologjike dhe fizike ndaj adoleshentit. Edhe përse nuk dihen arsyet e zënkës ajo që të bie në sy është nënshtrimi i adoleshentit, i cili gjatë këtij akti nuk reagon edhe pse ndjen poshtërim brenda tij, gjë që duket edhe nga duart që i dridhen dhe i shtrëngon fort pas tokës.