17 qershor 2015 – Ky është një moment shokues, kur disa persona fusin me dhunë një vajzë në bagazhin e një taksie dhe gjithçka ndodh në sytë e policisë.
Dy policët ndodhen aty dhe ajo që është më e çuditshmja është fakti se ata nuk duken fare të shqetësuar. Të mendosh që një prej detyrave të policisë është të mbrojnë njerëzit nga kriminelët dhe t’i shpëtojnë prej tyre, sjellja e këtyre policëve është krejtësisht skandaloze.
Pas publikimit të kësaj videoje që është bërë në Sllovaki, një zëdhënës i policisë tha se indiferenca e policisë është e papranueshme, dhe se po hetohet për ngjarjen.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/