Një stuhi e fuqishme goditi shtetin e
Kentakit në SHBA, duke shkaktuar dëme
domethënëse.
Një student i cili u strehua në një nga ndërtesat në Universitetin e Kentakit në Lexington filmoi momentin kur një vajzë që vraponte për strehim u tërhoq zvarrë dhe u hodh përtokë nga erërat e forta.
Kryebashkiaku i qytetit, ndërkohë që numërimi i dëmeve vazhdon, ka paralajmëruar qytetarët që të mos largohet nga banesat e tyre. Në fakt, parashikimi i motit tregon për stuhi të tjera në zonë.