Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të parlamentit turk në Ankara këtë të diel. Autoritetet lokale kanë deklaruar se bëhej fjalë për një sulm terrorist. Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se si pasojë e shpërthimit janë plagosur dy policë.
Dy autorët ishin në një makinë të vogël. Mjeti shpërtheu pasi shkoi në hyrje të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë. Ministri Ali Yerlikaya tha se një prej autorëve humbi jetën në shpërthim ndërsa terroristi tjetër është neutralizuar nga forcat e sigurisë.
Mësohet se në zonën ku ndodhi ngjarja janë të vendosura një sërë ministrish turke.
🔴#SONDAKİKA | Ankara, Bakanlıklar bölgesinde yaşanan olay ile ilgili konuştuğum kaynaklar:
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) October 1, 2023
Bunun bombalı bir saldırı olduğunu, saldırganın olay yerinde etkisiz hale getirildiğini söylediler.
Olay yeri inceleme devam ediyor. Bilgiler kesin teyitli değildir.
İlk görüntüler: pic.twitter.com/N4GQR8EzAl