Dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur në Universitetin e Pragës, ndërsa mbi 24 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas mediave vendase, mes viktimave është edhe autori.
“Autori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.