Tifozët e skuadrës së futbollit për femra, Çivasit, në Meksikë, kanë dy arsye të forta për të mbushur shkallët e stadiumit.
E para për të mbështetur ekipin e zemrës, dhe e dyta, të paktën tifozët meshkuj, për të parë sulmuesen e preferuar, Norma Palafoks.
Ajo duket e ëmbël dhe plot hijeshi, por brenda zonës është vrastare, dhe nuk i fal kundërshtaret.
Por, Norma përveç golave, dhuron edhe një kërcim seksi, pas çdo goli të shënuar. Të gjithë tifozët, me zor presin që 19-vjeçarja të shënojë gol.





