Disa të rinjt të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim po zhvillojnë një protestë simbolike në Surrelë, aty ku banon kryeministri Edi Rama.
Të rinjtë kanë vendosur një tra përpara shtëpisë së kryeministrit Rama, ashtu siç edhe Rama kërkon të vendosë tra për të kaluar në Rrugën e Kombit.
"Ti vemë traun tek shpia se duhet të paguajë edhe ky taksa", thonë protestuesit në videon live në FB në faqen e kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili shkruan: "Në Surrel ke trau më i ri, ashtu siç i pëlqen Edi Ramës…"





