Tension i lartë në Paris para ndeshjes vendimtare në Champions League mes PSG dhe Newcastle.

Një pub në kryeqytetin francez, ku po qëndronin tifozët anglezë që mbërritën në qytet një ditë para ndeshjes, u sulmuan nga ultrasit parizianë.

Tavolina dhe karrige të copëtuara, bomba tymuese dhe flakadanë u hodhën drejt tifozëve anglez.

Ultrasit e Paris Saint-Germain, të gjithë të veshur me të zeza enden rrugëve të Parisit, duke kërkuar për tifozët e Newcastle, përpara se dhuna të përshkallëzohej në kryeqytetin francez të hënën mbrëma.

Videot u shfaqën mbrëmjen e kaluar të tifozëve të Newcastle që përpiqeshin të bllokonin dyert e një pub-i, ndërsa flakadanët dhe karriget u hodhën nga ultrasit e ekipit francez.

Një përfaqësues i grupit të tifozëve të Newcastle tha se nuk kishte të dëmtuar dhe videot që qarkulluan në mediat online e bëri incidentin e izoluar ‘të dukej më keq se sa ishte’.

“Qëndroni të sigurt në Paris sonte, rrini së bashku dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, thuhet në një njoftim të tifogrupit të Newcastle United.

Klubi anglez është rikthyer në aksionin evropian kundër kampionëve të Francës, me skuadrën e Eddie Howe në nevojë të dëshpëruar për një rezultat pozitiv, pasi janë në fund të Grupit F dhe rrezikojnë eliminimin me dy ndeshje për të luajtur.