Pas realizimit të supergolit nga Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes kundër Juves, shumë persona janë përpjekur ta ri-realizojnë.

Një ndër ta ishte edhe gazetari argjentinas Manuel Sanchez, i cili punon për portalin “Canal Doce”, por që, jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç ai shpresonte.

Me ndihmën e një miku të tij, në momentin që ka goditur topin për të imituar 'roveshiatën' e famshme të Ronaldos, Sanchez nuk e ka menduar mirë rënien dhe ka thyer këmbën.