Napoli është tronditur nga një tërmet i fuqishëm disa orë përpara se kampionët e Italisë të përballen me Real Madridin në Champions League.

Tërmeti ra në Campi Flegrei në orën 22:08, por u ndje edhe në Napoli. Tërmeti me magnitudë 4.0 shkalla Rihter ndodhi në një thellësi prej vetëm 2.6 kilometrash, pra shumë sipërfaqësor.

Fatmirësisht nuk pati njerëz të dëmtuar vetëm frikë dhe pasiguri pak orë përpae se gjigantët e Serie A të luajnë në stadiumin “Diego Armando Maradona” në atë që konsiderohet supersfida e mbrëmjes.

Skuadra e Realit po qëndron në qendër të Napolit, larg epiqendrës së tërmetit në zonën e Camp Flegrei, por vendasit e alarmuar kanë dalë në rrugë në përpjekje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse është shkaktuar ndonjë dëm serioz.

Gjithsesi ndeshja në stadiumin “Maradona”, do të zhvillohet normalisht.