Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, se ndaj tij ka dosje në SHBA.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!”, shkruan Basha.