FIFA po ekzaminon një video të publikuar online që tregon mbrojtësin e Kroacisë, Domagoj Vida, që e feston kualifikimin e skuadrës së tij duke bërë komente rreth Ukrainës, vend të cilit Rusia i ka aneksuar Krimenë.

Vida, që është aktivizuar për 5 sezone me Dinamon e Kievit, brohoret “Lavdi Ukrainës” dhe vetëm pak sekonda më pas, ish-futbollisti kroat, Ognjen Vukojevic, deklaron se kjo fitore është për Dinamon dhe Ukrainën.

Të dy futbollistët kanë luajtur bashkë te Dinamo e Kievit.Vida, i kontaktuar nga mediat ruse për këtë episod, është shprehur se deklarata e tij nuk kishte të bënte me politikën, por ishte një thjeshtë një shaka mes miqsh.