Stambolli është stacioni i radhës në karrierë për futbollistin Ernest Muçi.  

Pas shpërthimit në Poloni me Legian e Varshavës, 22-vjeçari tërhoqi interesin e disa skuadrave, por Beshiktashi insistoi më tepër për të dhe investoi 10 mln euro për të siguruar shëbrimet e tij.

Nga shitja e tij Legia do të arkëtoj 9 mln euro, pasi 1 mln euro do të shkojnë tek klubi i Tiranës, që zotëron 10 përqind të kartonit të tij, ndërsa ai u bë futbollist më i shtrenjtë në histori që polakët kanë shitur ndonjëherë në merkato.

Muçi do të firmosë një kontratë që do e mbajë të lidhur me Beshiktashin për tri sezone e gjysmë, ndërsa do të përfitojë një pagë 1.8 milionë euro neto në sezon.

Presidenti i klubit turk, shkoi posaçërisht në Varshavë për ta marrë Muçin me avionin e tij personal.

Kur mbërriti në aeroportin e Stambollit, pritja nga tifozët ishte spektakolare, teksa edhe Muçi, filloi së bashu me ta të festonte.