2 shtator 2015 – Rikthehen vrasjet e dyshimta të policisë në SHBA. Në një video të xhiruar nga një kalimtar i rastit në Teksas, tregohet qartë se si viktima, një burrë i bardhë me duart e ngritura lart, mbi të gjitha i paarmatosur, pas disa sekondash qëllohet për vdekje.
Viktima është Gilbert Flores, 41 vjeç, ndërsa oficerët e përfshirë në këtë ngjarje janë Greg Vasquez dhe Robert Sanchez. Momentalisht dy oficerët janë vendosur në pushim administrativ, deri në momentin që të përfundojë hetimi.
/S.L. portali DurresLajm/