Pamje të reja janë publikuar nga sulmet izraelite në Teheran, ku u shënjestruan rezervuaret. Situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi ka shpërthyer zjarri, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

Sipas një njoftimi nga ushtria izraelite, sulmet u kryen në objektet e magazinimit të karburantit në Teheran.

I njëjti objekt i magazinimit të naftës u godit edhe në qershor të vitit 2025, gjatë konfliktit që u njoh si “Lufta 12-Ditore”.