Vijon shembja e godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në territorin e bashkisë Durrës.
Shkolla e mesme sportive “Benardia Qeraxhia” në qytetin bregdetar u shemb paraditen e kësaj të diele nga IKMT pasi pësoi dëme të shumta në infrastrukturë nga tërmeti i gati dy viteve më parë.
Prishja e saj i hap rrugën ndërtimit të një shkolle të re me të gjitha kushtet bashkëkohore për nxënësit.
Kujtojmë se më 14 maj të vitit që lamë pas u shemb konvikti i shkollës, edhe ai i dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.





