Rritja e besimit të konsumatorit në tregjet financiare me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të studentëve, ka qenë kjo arsyeja e nënshkrimit të marrëveshjes mes Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare df Universitetit "Aleksandër Mosiu" në Durrës.

Kreu i AMF, Ervin Koçi, tha se tregjet financiare kanë një mungesë të theksuar informacioni dhe ndihet nevoja e një strategjie të mirëfilltë që produktet financiare të bëhen pjesë e jetës sonë ekonomike.

Ndërsa dekania e fakultetit të Biznesit, Azeta Tartaraj pohoi rëndësinë që duhet të luajë informacioni që në auditorët e universitetit dhe më pas të bëhen pjesë e përditshmërisë së jetës së qytetarëve.

Më pas, studentët u bënë pjesë e leksionit nëpërmjet bashkëbisedimit me përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare dhe pedagogëve të UAMD.