Skena e "The Voice of Greece" është ndezur nga një këngë shqip dhe e veçanta qëndronte në faktin se konkurentja nuk ishte shqiptare.

Ukrainasja, Angelina Statyeva ka garuar me këngën e bukur shqiptare, "Lule Lule", ku ia doli të kthejë të katërt anëtarët e jurisë.

Ajo mahniti jurinë e "The Voice" me performancën në skenë dhe sigurisht që shqiptarët i urojnë asaj sa më shumë suksese, nisur edhe nga fakti që zgjodhi një këngë shqip për të treguar zërin e saj!