Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano është filmuar në qytetin e Shkodrës kur gjithçka po bëhej gati për ndeshjen Shqipëri – Itali.
Nano është futur në teatrin “Migjeni” dhe menjëherë pas tij kanë mbërritur dhe politikanët e tjerë.
Mirëpo, një incident ka ndodhur teksa ish-kryeministri, i cili ka qenë me makinën e tij, nuk është lejuar të parkojë pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Edhe pse i është drejtuar gardistit me fjalët: “Unë jam Fatos Nano”, ai nuk është lejuar.
“Unë të njoh, por nuk lejohet”, mësohet t’i ketë thënë ushtari i gardës.





