Varg kilometrik automjetesh në hyrje të Durrësit.
Makina të çfarëdo lloj tonazhi qëndrojnë të bllokuara në trafik për minuta e minuta me radhë.
Pamjet me dron të realizuara mesditën e sotme, tregojnë situatën në rrugën kryesore në qytet, nga Ura e Dajlanit te Stacioni i Trenit.
Siç duket qartë, ngarkesa në trafik është vetëm në krahun hyrës për në Durrës, ndërsa në atë dalës, qarkullimi i mjeteve vijon në mënyrë normale.
Punimet që po realizohen në dy prej akseve kryesore “Dëshmorët” dhe “Egnatia” dhe rotondat e shumta i detyrojnë shpesh herë automjetet të lëvizin me 5-10 km/h.
Mëngjesi dhe mesdita janë ndër oraret me trafikun më të rënduar në qytetin bregdetar.





