Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari i identifikuar si Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.