Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në platformën Facebook, ka ndarë pamje nga ndërhyrja e IMT në Theth ndërsa paralajmëron se operacioni për lirimin e hapësirave pa leje do të vijojë. Rama është shprehur në mbishkrimin e postimit të tij se ‘kush ndërton pa leje, investon vetëm në belanë e vet’.
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.





