Një aksident i frikshëm me pasojë vdekjen e të riut Erjon Beli, 30 vjeç, ka ndodhur në Durrës te mbikalimi në aksin Shkozet-Plepa.

Viktima, banues në Kavajë, ka dalë nga rruga me automjetin e tij tip Renault me targa AA 477 YN.

Sipas të dhënave të para, “DurrësLajm” mëson se ai është përplasur me bordurën dhe ka qenë duke folur në telefon në momentin e përplasjes.

Viktima po fliste me kamerë në celular me personin tjetër, i cili ka parë të gjithë skenën e frikshme të aksidentit dhe është tmerruar.

Aksidenti është regjistruar pas mesnate, rreth orës 00:20, dhe është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina e shkatërruar.

Informacioni paraprak nga policia

Më datë​ 01.11.2019, rreth  orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”,  ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në  Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.