Gjatë intervistës në “Shqipëria Live”, deputeti socialist Erion Braçe, sqaroi gjestin e bërë gjatë fjalimit përmbyllës së fushatës së PS-së.

Braçe u shpreh se u bezdis nga kamera, operatori, teksa mohoi të jetë bezdisur nga fjalimi i Olta Xhaçkës, e cila po thoshte në ato momente se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë.

Me Oltën kam folur vetëm dje, kishte një shqetësim me një procesverbal.”, tha Braçe.

Në zgjedhjet parlamentare, Erion Braçe, siguroi një tjetër mandat deputeti.