Gjatë viteve të fundit kemi parë shpesh betoniere në mes të qytetit dhe nëpër lagjet e Tiranës, aq sa jemi mësuar tashmë t’i kemi çdo ditë nëpër “këmbë”.
Por videoja e publikuar sëfundmi në rrjet është bërë virale kudo dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve si dhe ka komente të shumta.
Në këtë video shihet një betorniere brenda aeorportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Siç shihet edhe në video, betornierjaa ka tërhequr edhe vëmendjen e pasagjerëve të cilët shohin të habitur se si ky “përbindësh” mundet të lëvizë brenda një aeroporti, dhe këtu vëhet fjalë për ambientet e brendshme, jo pistën e avionëve.