Policia e Shtetit ka publikuar momentin e arrestimit të të shumëkërkuarit Lush Pjollaj, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të  Dukagjinit.

Në videon e publikuar, Pjollaj shihet i qetë, me pranga në duar teksa ecën me kokën ulur krahas efektivëve të policisë drejt furgonit të forcave blu.

42-vjeçari Pjollaj është dënuar me 23 vite heqje lirie për vrasjen e shtetasit Marash Tonaj, 56 vjeç për motive gjakmarrjeje.

Zanafilla e vrasjes së 56-vjeçarit ishte në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Nik Tonaj ekzekutoi pas një konflikti për një vijë uji prindërit e 42-vjeçarit të arrestuar sot, Nik dhe Lena Pjolla. Në vitin 2012, Lush Pjollaj kreu vrasjen për të marrë gjakun e prindërive të tij.