Një episod i veçantë ka ndodhur në ndeshjen Al-Fayha-Al-Fateh, e vlefshme për Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite.
Në minutën e katërt të pjesës së parë të shtesës, kur ndeshja ishte 1-1, nga një xhami pranë stadiumit nis falja.
Menjëherë, arbitri i famshëm anglez Mark Clattenburg ndalon ndeshjen për të respektuar faljen.
Pas 3 minutash, ndeshja rifilloi dhe u fitua 2-1 nga Al-Fayha.





