Te studioja e emisionit “Zonë e Lirë” mund të ndodhë gjithçka. Puntatën e mbrëmshme, moderatori Arian Çani për një moment u vu në siklet, sepse Sofia nuk po gjente analistin Artur Zheji, që duhet të ishte i ftuari i radhës në emision.

Kështu, moderatori e ka marrë Zhejin në telefon duke i thënë se duhet të ishte për 10 minuta në transmetim. Por në studio ndodhej ende analisti Kastriot Myftaraj, dhe siç duket ata nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Nga biseda telefonike u dëgjua teksa Zheji e ofendoi Myftarajn duke i thënë që “Ma hiq atë kancerozin”, si dhe disa fjalë të tjera fyese.

Shihni videon për më shumë.