Çatia e gratacelës së Trump Tower në New York është përfshirë nga zjarri, tymi i së cilit ishte i dukshëm edhe disa blloqe larg në Manhatan.
Zjarri duket se është shkaktuar nga sistemi i kondicionimin në ndërtesë. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata është kthyer në normalitet dhe nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi dhe nuk ka pasur të plagosur.
Rezidenca e familjes Trump është në katet e fundit të gratacelës e në momentin që ka rënë zjarri presidenti nuk ishte prezent në godinë.
Rreth 84 zjarrfikës shkuan fillimisht në vendngjarje, ndërsa vetëm pak prej tyre mbetën në çatinë e kullës rreth një orë më vonë.