Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një apartament në katin e tretë të një pallati 12-katësh në lagjen nr.1 të Durrësit. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje, ku po vijon evakuimi i banorëve për shkak të rrezikut. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





