Mjeti i zjarrfikësve në zonën e Kënetës në Orikum është bllokuar dhe rrezikon të bjerë. Siç shihet edhe në video, automjeti zjarrfikës ka ngecur dhe nevojitet urgjentisht një skrep për ta tërhequr. 

Ndërkohë, pak minuta më parë, u njoftua se një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e qafës së Luadhit në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit.