Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Në pranga ra shtetasi R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.
I punësuar si administrator në një firmë private, ai është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





